Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rakiqi, ka dhënë detaje rreth takimit midis Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Rukiqi ka konfirmuar se delegacioni nga SHBA-ja i ka kërkuar atij që t’u bashkohet amerikanëve për të diskutuar rreth projekteve të rëndësi ekonomike për rajonin.
E në lidhje me këtë deklaratë deputeti Artan Abrashi përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ashpër .
Ai përmend arsyet e vizitës së Rukiqit në Serbi dhe bisedat që ai ka pasur atje, përcjell “Bota sot”.
“Ky në Beograd ka shku me folë me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë për projekte në Kosovë. Kjo nuk është e tëra. Nëse e shikoni se çka kanë folë në bazë të temave ju e kuptoni ku ka qenë esenca”, shprehet Abrashi tutje.
Postimi i plotë
Ky Rukiqi sot po mban shumë ders ekonomik. Por, veç një moment.
Ky në Beograd ka shku me folë me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë për projekte në Kosovë. Kjo nuk është e tëra. Nëse e shikoni se çka kanë folë në bazë të temave ju e kuptoni ku ka qenë esenca.
Kanë folë për Brezovicën ku deri vonë Serbia ka pasur edhe rampë ndaluese, kanë folë për miniera ku dihet se bëhet fjalë për Trepçën e për Ujmanin nuk ka pasur nevojë sepse atë kërkesë Serbisë ja ka plotësuar tash bashkëpartiaku Dulla.
Shikojeni se në çfarë niveli e patën sjellë sovranitetin e vendit e sot na flasin për të ardhmen e tij.