Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, Kurti njofton se ka mbledhur qindra materiale që dëshmojnë krimet e kryera në Kosovë

Aktuale

Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, Kurti njofton se ka mbledhur qindra materiale që dëshmojnë krimet e kryera në Kosovë

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 10:45
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vizitës që i ka bërë Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, ka parë qindra materiale që dëshmojnë krimet e kryera në Kosovë.

Në mbledhjen e qeverisë, ai ka thënë se është punë jetike dhe vendimtare si për historinë, ashtu edhe për drejtësinë ruajtja e tyre.

Aty pash se si po ruhen materialet, e nëse do të thuhej se sa ka material, do ishte 189 metra gjatësi në këmbë me foldera, apo thënë ndryshe një 15.8 terabajt informacion. E gjithë kjo falë atyre që kanë kontribuar, qytetarëve, institucioneve, komunave e gazetarëve e shumë të tjerëve. E dimë që ky proces nuk është i lehtë por është thelbësore për të jetësuar të vërtetën, për ta dokumentuar të vërtetën dhe për ta mundësuar dhe ndihmuar drejtësinë”, u shpreh Kurti.

Ai potencuar se ka përkushtim për të mbrojtur kujtesën tonë kolektive.

“Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për të mbrojtur kujtesën tonë kolektive. Andaj për raste si kjo, kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë tonë”, tha tutje Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat