Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka folur për Fondin Sovran.
Kryeministri theksoi se muajin tjetër bëhen një vit prej kur Ligji i Fondit Sovran është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Kurti ka thënë se shpreson që paralajmërimet e opozitës që ky Ligj do të rrëzohet nga Kushtetuesja të mos dalin të sakta.
“Urojmë që paralajmërimet opozitare se Gjykata Kushtetuese do ta hedh poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran sipas informacioneve të tyre të brendshme të mos dalin të sakta”, tha Kurti.
Ai shtoi se urojnë gjithashtu që ky avaz i bllokimit të reformave pozitive të ndërpritet.