Një incident është raportuar ditën e sotme në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Aty dyshohet se ka kërcitur grushti në mes të sekretarit të kësaj ministrie Xheladin Krasniqit, dhe një zyrtari Miftar Latifit.
Sipas mediave Krasniqi është dërguar në stacionin policor.
Nuk dihen arsyet apo se si ka ndodhur kjo ngjarje.
Media ka kontaktuar me policinë për ta konfirmuar rastin, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.