Haradinaj: Militantët e VV-së po punësohen në mënyrë të kundërligjshme në ushtri

Aktuale

Haradinaj: Militantët e VV-së po punësohen në mënyrë të kundërligjshme në ushtri

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 12:33
Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka thënë se nga partia në pushtet po keqpërdoret çdo segment i funksionimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, në ushtrinë e Kosovës po punësohen militantët e VV-së në mënyrë të kundërligjshme.

“Me ushtarët dhe oficerët që janë krenaria jonë, po shpërdorohet çdo segment i funksionimit të kësaj force”, tha Haradinaj.

“Shpresoj që përgjegjësit të përgjigjen, nga nr. 44 që sipas shpalljes duhet të kenë përvojë 15 vjeçare. Aty në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme rekrutohen militantë të VV-së”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat