Rrahja brenda Ministrisë së Kulturës – reagon ministri Çeku

Aktuale

Rrahja brenda Ministrisë së Kulturës – reagon ministri Çeku

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 13:00
Hajrullah Çeku

Media ka raportuar për një përleshje fizike në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sortit.

Burime ttë medias, kanë bërë të ditur se sekretari i përgjithshëm i MKRS, Xheladin Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifin.

“Sekretar i MKRS-së, Xhelal Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifi, rasti është lajmëruar në polici dhe sekretari Krasniqi tashmë ndodhet në Polici”, ka njoftuar burimi.

Në lidhje me rastin, tani ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ai ka thënë se është duke u marrë personalisht me rastin dhe po mblidhen informatat dhe faktet përkatëse.

Para gazetarëve, Çeku theksoi se janë duke u verifikuar detajet e ngjarjes.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste,” ka thënë ai.

Çeku ka bërë të qartë se dhuna, në çdo formë, është e papranueshme dhe e dënueshme.

“Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm,” ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat