​“Narrativa ruse synon ta tregoj Kosovën si shtet të dështuar”

Aktuale

​“Narrativa ruse synon ta tregoj Kosovën si shtet të dështuar”

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Kosova që nga pas lufta është cak i ndikimeve ruse, dhe se ky shtet investon në fushata të ndryshme për ta treguar Kosovën si shtet i dështuar. Madje me këtë qasje Rusia po tenton të tregon se edhe perëndimi ka dështuar në Kosovë.

Kështu u tha në konferencën me temën “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare” e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me zyrën Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Përfaqësuesi i përhershëm i Fondancionit Konrad-Adenauer në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Daniel Braun theksoi rrezikun që ka Kosova nga kërcënimet e jashtme.

Braun: Kosova ende përballet me kërcënime nga jashtë

“Kosova ende përballët me kërcënime nga jashtë dhe kjo është edhe për problemet e pazgjidhura me fqinjin Serbinë dhe pjesë e kësaj loje dhe viktimë e provokimeve nga akterë të jashtë në regjion dhe sigurisht njerëzit duhet të jenë të brengosur se me çfarë sfidave dhe rreziqe po përballemi…Pas luftës po duket se nuk ka përfunduar të gjitha ne duhet t’I fuqizojmë kapacitet ushtarake”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli u shpreh se Kosova nuk është e izoluar nga dezinformatat dhe idetë e liga, prandaj u shpreh se si QKSS po punojnë për të ngritur vetëdijen për këto tema.

Vrajolli: Nuk jemi të izoluar nga ndikimet e jashtme

“Duke marr parasysh shtrirjen e jashtëzakonshme të dezinformatave gjithashtu përhapjen e ideve të liga dhe ne si vend nuk jemi të izoluar nga ndikimet e jashtme por edhe nga ndikimet regjionale, prandaj organizata jonë QKSS është e zotuar të punoj shumë në këto tema që kanë të bëjmë me siguri”, u shpreh Vrajolli.

Hulumtuesja e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Jeta Loshaj u shpreh Kosova që nga paslufta ka qenë cak i sulmeve të Rusisë dhe se në mungesë të bashkëpunimit ekonomike e politik atë e ka bërë përmes dezinformatave.

Saj saj Rusia përmes propagandaës po mundohet ta thyej konsensusin ndërkombëtar për pavarësinë e Kosovës.

Loshaj: Kosova ka qenë cak i sulmeve të Rusisë

“Në këto 20 vitet e fundit Kosova ka qenë cak i sulmeve të Rusisë që nga 1999 hyrja e NATO-s këtu, posaçërisht tani me zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës Rusia ende përpiqet ta paraqes vetën se shumë e ndjeshme se çka po ndodh në vendin tonë. Duhet të themi se Rusia nuk ka edhe shumë interes në Kosovën si të tillë ka të bëj më shumë se dëshiron në njëfarë mënyre që t’i kundërvihet politikave perëndimore që sjellin përparim dhe prosperitet. Dhe 24 vite pas lirimit të Kosovës duke qenë i cenueshëm ndaj sulmeve dhe influencës e ndikimit rus nuk e ka lejuar Kosovën që të konsolidoj shtetësinë e saj të plotë…32’\04 Ajo çka e dëmton më së shumti Kosovën është se do ta e thyej konsensusin ndërkombëtarë për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe këtë e bënë përmes propagandës ….40’12 Intervenimi paqësor në Kosovë dhe pavarësia e Kosovës dhe në këtë mënyrë Rusia investon në fushata të ndryshme ta tregoj Kosovën si shtet i dështuar dhe të tregoj se perëndimi ka dështuar në Kosovë “tha ajo.

Loshi shpalosi katër nga narrativat e politikës së jashtme ruse të cilat e shtrinë ndikimin e saj.

Sipas analizës shteti rus ka qenë i informuar edhe për sulmin terrorist në Banjskë së Zveçanit që ndodh në shtatorin e vitit të kaluar.

Loshi: Rusia po përpiqet të sulmoj BE-në dhe SHBA-të

“35% e deklaratave nga institucionet ruse të gjitha së bashku thonë atë çka po përpiqet Rusia se sulmet ndaj Kosovës se perëndimi ka standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera dhe bëjnë një krahasim në mes të Kosovës dhe Krimesë dhe janë taktika të ngjashme dhe Rusia po i përdorë në vendet e Kaukazit Jugor….Rusia po përpiqet të sulmoj BE-në dhe SHBA-të duke argumentuar se edhe BE dhe SHBA po përpiqen ta nxjerr si të domosdoshme arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë….36’05Narrativa e dytë është se koncepti i pavarësisë së Kosovës është hedhur poshtë se edhe shumë vendet perëndimore madje edhe Evropa dhe bota nuk e njohin Kosovën dhe kjo është se si Rusia vazhdimisht e shtynë përpara si politikë të saj….36’59 20% të shtetësinë që Kosova është burim i jostabilitetit dhe krimit të organizuar. Në të kaluarën Rusia veçanërisht në vitin 2015-2016 është munduar me shty narrativen se nga Kosova janë rekrutuar pjesëtarë të ISIS”, theksoi ajo.

Ekspertja e politikës ruse në Ballkan, Hajdi Xhixha u shpreh se për minimizimin e ndikimit rusë në Kosovë dhe Shqipëri duhet shtrëngim i marrëdhënieve me SHBA dhe BE.

Xhixha: Duhet t’i shtrëngoj marrëdhëniet me SHBA dhe BE

“Duhet t’i shtrëngoj marrëdhëniet me SHBA dhe BE ne duhet të fokusohemi më shumë në partneritetin ekonomik dhe politik me BE dhe aleatët tanë dhe kam propozuar që Kosova duhet ta forcoj aleancën me aleatët ballkanik për shembull e përkrahë shumë që me i përforcuar marrëdhëniet me Shqipërinë për një strategji të përbashkët për të minimizuar ndikimin e Rusisë në vendet tona”, tha ajo.

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci teksa ka folur për ndikimin rus në Kosovë u shpreh se Kosova nuk ka një strategji përmes të cilës do t’i përgjigjej çështjes së narratives ruse.

Peci: Nuk e kemi një strategji që do të merrej me çështjen e narratives ruse

“Jemi shumë reaktiv sa i përket Rusisë asnjëherë nuk kemi qenë proaktiv dhe të provojmë të merremi me narrativen e saj në nivel të Kombeve të Bashkuara por edhe OSBE që Rusia është anëtare, këto dy organizata janë shumë të rëndësishme posaçërisht Kombet e Bashkuara dhe OSBE, pra nuk e kemi një strategji që do të merrej me çështjen e narratives ruse….50’02Me i ushqye të gjitha misionet atje me dokumente me çka do që është e nevojshme me të cilat do të dekonstruktonin narrativen ruse për Kosovën, pra është njëra mënyrë dhe me dërgua gjëra të tilla dokumentet të gjithë ministrive të Jashtëm të vendeve të ndryshme në botë. Kemi qenë shumë jo aktiv madje edhe reaktiv dhe e dyta që dua ta theksoj se Kosova ka kapacitete dhe aftësi me u marr me narrativen ruse, problemi është që ne nuk kemi bashkëpunim ndërqeveritar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat