Ambasadorja e Kanadës në Kosovë futet në minierën e Trepçës

Aktuale

Ambasadorja e Kanadës në Kosovë futet në minierën e Trepçës

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 13:54
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Ekonomisë (ME), Getoar Mjeku së bashku me ambasadoren e Kanadasë, Jessica Blitt dhe eksperten e minierave të angazhuar në ME, Deborah Archibald, e kanë vizituar Ndërmarrjen “Trepça”.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira që ka Republika e Kosovës me Kanadanë, veçanërisht në sektorin minerar, me përkrahjen që po i jepet vendit tonë për krijimin e Strategjisë së re për minierat në Kosovë.

Gjatë vizitës, Zëvendësministri Mjeku e ambasadorja Blitt panë për së afërmi kushtet në të cilat po zhvillohet procesi i punës në Ndërmarrjen Trepça dhe u njoftuan për gjendjen në këtë ndërmarrje.

Qeveria e Kanadasë po përkrah Ministrinë e Ekonomisë me një eksperte të fushës së minierave, e cila do të vazhdojë të kontribuojë gjatë muajve në vijim, për zhvillimin e Strategjisë së re të minierave dhe modernizimin e teknologjisë në Trepçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat