Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë një mesazh nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook.
Ajo shkruan: “Vetëm buzëqesh dhe shijo momentin”, në foton me bashkëshortin dhe miqtë e saj.
Kusari-Lila njoftoi më 9 nëntor se u diagnostikua me kancer të gjirit dhe për këtë shkak ka kryer një operim në QKUK.
Ajo tha se sëmundja ishte në fazën e hershme dhe se trajtimi po shkon mirë.