Sekretari mohon se ka ushtruar dhunë ndaj zyrtarit të MKRS-së

Aktuale

Sekretari mohon se ka ushtruar dhunë ndaj zyrtarit të MKRS-së

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Një rrahje u raportua sot e kishte ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku të përfshirë dyshohet se ishin sekretari i Përgjithshëm, Xheladin Krasniqi dhe zyrtari Miftar Latifi.

Por, Krasniqi mohon se ka ushtruar dhunë ndaj Latifit.

Ai për klanin ka thënë se e kishte ftuar në zyre rreth disa procedurave që sipas tij tingëllonin të paligjshme.

“Filloj të më tregoj se qysh ta bëjë punë time. Është e vërtetë që e kam kapur vetëm tek krahu edhe i thashë ta liroj zyrën, aty filloj me ofendime të rënda duke më quajtur majmun e idiot”, tha Krasniqi në një prononcim.

“Për këtë punë janë kamerat e sigurisë dhe policia po merret me rastin që nuk ka qenë aspak dhunë. Unë jam eprori dhe vendimet e mia s’mund të kontestohen nga ai person”, tha ai.

Derisa më herët zyrtari Miftar Latifi, kishte deklaruar për Klan Kosovën se rastin e kishte lajmëruar në polici.

Lidhur me rastin është prononcuar edhe i pari i MKRS-së, Hajrulla Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat