Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan

Aktuale

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për t’i paraburgosur dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan që kishte ndodhur më 7 nëntor.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M., për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.S. dhe F.M., me datën 7 nëntor 2024, rreth orës 13:55 minuta, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake, e kanë përcjellë të njëjtin duke iu vu pas me biçikleta, me ç’rast pasi i ndjeri ka dalë nga vetura, afrohen të pandehurit dhe nga afërsia i pandehuri V.S., gjuan një herë me armë në drejtim të tij në anën e majtë mbrapa shpinës, i cili për shkak të plagës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku më pas ikin në drejtim të panjohur”.

“Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të KPRK-së”.

Të pandehurit e lartshënuar me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat