Deklarimet e Kurtit për diasporën, veprimtari shqiptaro-amerikan u reagon ashpër opozitës dhe analistëve: Paradoks!

Aktuale

Deklarimet e Kurtit për diasporën, veprimtari shqiptaro-amerikan u reagon ashpër opozitës dhe analistëve: Paradoks!

Nga: A.Zh Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 19:09
Ramazan Bekteshi

Veprimtari shqiptaro-amerikan Ramazan Bekteshi, ka kritikuar opozitarët dhe analistët në Kosovë, për reagimet e tyre kundër kryeministrit Albin Kurti, lidhur me lëvdatat e tij ndaj diasporës.

Bekteshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë pyetur se pse po thuhen këto fjalë për diasporën, si kuletë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai i ka quajtur këto deklarata “paradoks”.

Reagimi i tij i plotë:

Paradoksi RKS-së:

Ulërijnë, opozitë e anal*istë, pse KM Kurti e lavdëroi diasporën--pjesën më të ndritshme të kombit!?

Ç'janë këto fjalë, pse kjo urrejtje për diasporën, për solidarët, për krenarinë dhe vuajtjen tonë, për hambarin dhe bukën e gojës, për vullnetarët e luftës, për argatët e rezistencës, për kuletën tonë, për lobistët tanë, për ambasadorët e Republikës sonë që pat një lindje të vështirë, por që edhe jetën ia bëjnë edhe më të vështirë, disa opozitarë e analistë, që propozuan që diaspora mos të ketë të drejtë vote në atdhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat