Dy persona kanë humbur jetën sot gjatë ditës rreth orës 17:15 në sheshin e komunës së Klinës “Mujë Krasniqi”, pas të shënave me armë zjarri brenda një lokal.
Siç mëson Gazeta Bota sot, personat e vdekur janë Rexhep dhe Albison Shlivova.
Sipas burimeve, ata janë djemë të axhës mes vete.
Rexhepi sipas burimeve është 24 vjeçar.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.
Rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:15 në shëshin “Mujë Krasniqi”, ku fillimisht u raportua për një person të vrarë, ndërkaq më pas ndërroi jetë edhe personi i plagosur, i cili u dërgua për trajtim mjekësor por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore bahskë me ekipet mjekësore nga emergjenca, ndërsa më pas edhe prokurori.
Tashmë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët po ndërmarrin të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me këtë rast.