Gjoshi i PDK-së flet pas vizitës në Hagë

Aktuale

Gjoshi i PDK-së flet pas vizitës në Hagë

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 20:16
Betim Gjoshi

Anëtari i kryesisë në PDK dhe sekretar për anëtarësi dhe financa në këtë parti, Betim Gjoshi, njofton se sot, për të disatën herë gjatë këtyre katër vjetëve, ishte në vizitë te ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Me anë të një videomesazhi të publikuar në Facebook, ku shihet në hapësirë të jashtme të Gjykatës Speciale, ai shprehet se ka pasur fatin e madh të shërbejë në PDK gjatë udhëheqjes së Thaçit e Veselit dhe se e ka parë nga afër angazhimin e tyre për Kosovën.

“Gjithmonë më ka bërë përshtypje atdhedashuria e madhe e tyre që nuk mbaron kurrë, edhe kur janë këtu dhe nuk janë të lirë. Sa herë që vij këtu, i gjej me moralin e lartë dhe besimin e plotë në të drejtën e popullit të Kosovës për liri”.

“Forca e tyre është frymëzim për angazhimin tonë politik për Kosovën.

Nga këtu, përcjell të falat e tyre dhe urojmë që sa më parë të jenë pranë familjeve dhe qytetarëve të Kosovës”, shprehet më tej Gjoshi në videon e publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat