Pas lajmit se Agim Veliu do të jetë në listën e kandidatëve për deputet të AAK-së, ka reaguar vet deputeti.
Ai këtë lajm e ka quajtur gënjeshtër, mbase edhe të porositur “nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”.
“Por, për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jasht LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja”, shkruan ai.
Reagimi i plotë i Veliut:
Një lajm i rremë i publikuar nga Indeksonline, se kinse unë do të jem në listën e kandidatëve për deputet të AAK-së shpejt është shpërndarë nëpër portale.
Një lajm i tillë në kohë fushate, përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Por, për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jasht LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja.
Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet!
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës