Gazetarja Bardha Shala ka raportuar nga Klina, aty ku pas të shtënave me armë zjarri, dy persona mbetën të vrarë .
Media merr vesh se i dyshuari i moshës 21-vjeçare është ngritur nga tavolina dhe ka shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave.
“E gjithë ngjarja dyshohet të ketë nisur ku tre personat e përfshirë në këtë rast, kanë qenë të ulur në një tavolinë në një lokal në qendër të Klinës”, është shprehur gazetarja Shala.
Gjithashtu, media ka mësuar edhe se viktimat kanë qenë familjarë mes vete, ndërkaq i dyshuari është i njohur edhe për organet e rendit.
Ndërkaq, mësohet edhe se tre personat e përfshirë në këtë rast janë nga fshati Jashanicë e komunës së Klinës.