Motivi për vrasjen e dyfishtë në Klinë - flet Prokurorja kujdestare

Aktuale

Motivi për vrasjen e dyfishtë në Klinë - flet Prokurorja kujdestare

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 21:16
Sahide Gashi

Sahide Gashi, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, është deklaruar për media nga vendi i ngjarjes ku mbetën dy persona të vrarë në Klinë. Prokurorja Gashi tha se viktimat e vrasjes janë të rinjë në moshë, njësoj si i dyshuari i cili është arrestuar tashmë.

Ngjarja që tronditi sonte Klinën, u përshkrua nga prokurorja si “rast tragjik”

“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, ajo çka mund të shtojmë detajet nuk i kemi – jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave-ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha prokurorja Gashi para mediave.

E pyetur nga gazetarët nëse viktima me të dyshuarit kanë pasur probleme mes vete në të kaluarën, ajo tha: “Është shumë herët për të dhënë konstatime për motivin që i ka pru deri këtu”.

E njëjta u pyet nëse të rinjtë kanë qenë të përfshirë edhe më parë  në ndonjë vepër penale, prokurorja tha: “Jemi duke i nxjerrë të dhënat nga baza e policisë qoftë për viktimat ose të dyshuarin”.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prokurorja Valbona Haxhosaj.

Policia e Kosovës konfirmoi se sonte rreth orës 17:15 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, fillimisht u konstatua vdekja e një personi, më pas vdiq edhe personi i plagosur, i cili po dërgohej në Emergjencë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha: “I dyti (personi) kur është nisë për Emergjencë, mjeku kujdestar e ka konstatu se ka arritë pa shenja jete”, tha Gashi.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, shtoi Gashi.

Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se dy prokurore të shtetit janë dalë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat