Shqipe Pantina ka thënë se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do t’i ‘ndëshkojë’ bashkëpunëtorët e tij të mëparshëm.
Pantina ka thënë se vëmendja duket se do të jetë në Lindjen e Mesme dhe në konfliktin Ukrainë – Rusi, megjithatë thotë se beson se as Kosova nuk do të jetë larg vëmendjes.
“Në administratën Biden, Kosova nuk e ka pasur vëmendjen e shtuar për shkak se presidenti ka pasur raporte shumë të mira me Kosovën dhe natyrisht ai do të jetë mik i Kosovës, megjithatë administrata dhe presidenti, i cili nuk është thjesht një njëri është institucion, nuk do të thotë se i harton prioritetet në bazë të miqësive apo edhe simpative personale që mund të ketë, por prapë është me rëndësi me pas njerëz atje”, ka thënë Pantina.
Pantina ka thënë se Trumpi mund t’i ndëshkojë disa nga njerëzit që kanë qenë në ekipin e tij, referuar punës së Grenell për çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se atë barrën e humbjeve të zgjedhjeve nuk do ta mbajë vet, do të ketë disa ndëshkime për ata njerëz që kanë qenë në ekipin e tij. Nëse e analizojmë punën e Grenellit ai e ka pasur një detyrë për ta zgjedhur një konflikt apo për ta arritur një marrëveshje gjë që nuk e ka arritur”, ka thënë Pantina.