Detaje të reja janë zbuluar nga emërtimet e administratës së presidentit të ri në SHBA, Donald Trump.
John Ratcliffe në krye të CIA-së ndërsa senatori Marco Rubio janë vetëm dy prej tyre.
Analisti politik, Krenar Shala teksa ka folur në studion e “Politiko” për këto emërtime, ka thënë se nga fillimi ka pasur pikëpamje të tjera për Trumpin.
“Që në fillim i kam pasur dy pikëpamje të ndryshme për Trumpin, njëri Trump i cili do jetë ai se çka po fol në zgjedhje dhe Trumpi tjetër, që e ka më shumë të bëhet president, nuk ka me arrit me deviju shumë nga politika tradicionale e jashtme”, tha ai.
E për ish të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Shala ka thënë se ai do të emërohet edhe në pozitë më të ulët, duke mos përjashtuar përfshirjen e tij të paktën në një post në administratën Trump.
“Mike Waltz e ka emërtuar këshilltar për siguri kombëtare, njeriu më i fuqishëm De Facto në Amerikë, de jure është presidenti. Ky (Grenelli) besoj që për shkak se do të jetë i emëruar në një rang më të ulët, do emërohet më vonë. Tash emërohen njërzit kryesor të administratës, nuk besoj se do jetë njeriu kryesor i administratës, por po do jetë në të”, shtoi ai.