“Plumbi e goditi në gjoks, ka shtënë rreth 4-5 herë”, krejt çka dihet për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Aktuale

“Plumbi e goditi në gjoks, ka shtënë rreth 4-5 herë”, krejt çka dihet për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 22:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vrasje e dyfisht me armë zjarri sot rreth orës 17:15, brenda një lokali në komunën e Klinës, tronditi vendit. Njëri nga viktimat mbeti i vrarë në vendngjarje, kurse tjetri u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Siç mësoi ekzkluzivisht gazeta nga burimet e veta, njëri nga viktimat u godit me një plumb në pjesën e majtë të gjoksit, godite të cilës i bëri ballë vetëm për pak minuta.

Të dy viktimat, siç njoftoi edhe prokurori i rastit nga vendi i ngjarjes, u takojnë moshave të reja. Ndërsa, Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, të cilët dyshohet se u privuan nga jeta nga i riu Jon Hoti.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, me çrast është duke u intervistuar nga organet e rendit.

Për rastin nga vendi i ngjarjes ka folur edhe prokurorja Sahide Gashi, e cila tha se trupat e pajetë, janë dërguar për autopsi në IML në Prishtinë.

“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, deklaroi para mediave Gashi.

Ndërsa, komandanti rajonal i Policisë së Kosovës në Pejë, Shaban Shala, tha se informatat e deritanishme janë që dorasi ka shtënë rreth 3-4 herë, dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat