Kryetari i Komunës së Klinë, Zenun Elezaj, ka reaguar pas ngjarjes që tronditi Klinën ku dy persona të moshës rinore mbetën të vrarë në një lokal.
Elezaj u shpreh “i tronditur thellë” dhe shprehu ngushëllime për miqtë e familjarët.
Postimi i Elezajt:
Me dhimbje e pikëllim të madhe e kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbeten të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.
Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve.
Në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!