Gashi ironizon keq me opozitën: Nuk mujshin vetë, menojshin që Grenelli ua heq qafesh Kurtin

Aktuale

Gashi ironizon keq me opozitën: Nuk mujshin vetë, menojshin që Grenelli ua heq qafesh Kurtin

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 22:42
Blerim Gashi

Analisti politik, Blerim Gashi ka thënë se mospërfshirja e Richard Grenell në administratën Trump tregon që presidenti i SHBA-së nuk do që të përfshijë në listen e tij, siç tha ai, persona kontravers.

Megjithatë teksa ka komentuar administratën e presidentit Trump, Gashi nuk ka kursyer as kunjat për opozitën.

Ai ka thënë se opozita në Kosovë nuk i është gëzuar mospërfshirjes së Grenellit në listën e ngushtë të administrates së Trump.

“Do, do këtu në Kosovë goxha iu kanë këput këmbët që s’ke as në tarafin e dytë Grenelli aty se shpresojshin”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka vazhduar ironitë ndaj opozitës, duke thënë “ia ka këputur këmbët do-dove se shpresonin që po përzgjidhet”.

“Këta s’mun e mujshin Albin vetë, nuk e kishin kapacitetin vetë me u përballu me Albinin e kur ju erdh Trumpi menojshin që tash vjen Grenelli dhe na heq qafesh Kurtin.  Tash u rritë shitja e bensedinave prej kur s’u emërua Grenell’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat