Ish-ministrja Bajrami: Doracaku për edukimin seksual të nxënësve s’është miratuar në mandatin tim

Aktuale

Ish-ministrja Bajrami: Doracaku për edukimin seksual të nxënësve s’është miratuar në mandatin tim

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 23:23
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë kohës kur ajo ka qenë ministre e Arsimit në kohën e Pandemisë Covid-19.

Bajrami ka deklaruar se këto materiale, të cilat janë kritikuar për përfshirjen e temave delikate, përbëjnë një formë të ndërtimit psikologjik dhe emocional të fëmijëve, që ajo e konsideron si një kopjim të metodave eksperimentale.

Bajrami ka theksuar se, kur ajo ishte ministre, ishte e angazhuar për të zhvilluar një iniciativë për edukatën seksuale, por që dokumentet përkatëse nuk ishin miratuar në kabinetin e saj.

Sipas saj, dokumenti i publikuar nuk lidhet me mandatin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat