Neziri kërkon që doracakët për edukimin seksual të hiqen nga përdorimi

Aktuale

Neziri kërkon që doracakët për edukimin seksual të hiqen nga përdorimi

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 23:28
Mensur Neziri

Profesori Mensur Neziri vlerëson se më e mira kishte me qenë që të tërhiqet nga përdorimi doracaku rreth edukimit seksual, sepse sipas tij, nuk ka nevojë për udhëzime të tilla.

“Nëse ministria do që të tregojë se investon në arsim, është mirë që të përgatisë tekste shkollore edhe aty të përfshihen përmbajtje kurrikulare e që elaborojnë tema, dhe mësimdhënësit e kanë shumë më lehte të punojnë në këtë drejtim”.

“Në të njëjtën kohë të mos bëjnë eksperimente e reforma sa për të thënë se kemi bërë diçka gjatë mandatit tonë dhe se kemi bërë një dokument/doracak i cili orienton fëmijë, të rinjtë e të reja e kështu me radhë në një fushë, sepse nuk është ky orientim i qëlluar dhe në kuptimin e mirëfilltë që është menduar, sepse të gjitha këto orientime e përmbajtje janë shumë më mirë të specifikuara në tekste shkollore, në rezultate të kurrikulës bërthamë të kornizës së kurrikulës.

Nuk ka pasur nevojë fare me bë dokumente të tilla sa me i bë mediatike e pak sa për të treguar te opinioni se po bën diçka”, deklaroi Neziri në emisionin Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat