Deputeti i VV-së, Ardian Gola, ka thënë se doracaku i MAShTI-t për edukimin seksual ka disa përmbajtje, të cilat duhet të diskutohen e të rishikohen.
Madje, ai propozoi që doracaku të vlerësohet nga ekspertë, pasi që sipas tij, opinioni publik nuk është i përgatitur të jap vlerësim për “këtë çështje komplekse”.
“Janë çështje që ne ndoshta i nxjerrim prej konteksti në mungesë të profesionalizmit. Janë ekspertët që duhet me i analizu dhe publiku me dhënë vlerësimin e saktë. Jo politikani me u bë ekspert i seksualitetit. Opinioni publik nuk është as minimalisht i përgatitur me dhënë vlerësim të kësaj çështje që është shumë komplekse. Është e rëndësishme me kuptua peshën e kësaj teme”, tha ai.
Doracaku në të cilën parashihet edukimi seksual dhe shëndeti riprodhuese i bërë në vitin 2023 ka ngjallur reagime të shumta. Pasi në këtë doracak parashihet që nxënësit e shkollave fillore për 5 minuta të ketë të drejt prekjen e shokut/ shoqes së klasës në të gjithë trupin. Por sipas Instituti Pedagogjik një gjë e tillë nuk ndodhë në shkollat e Kosovës.