”Një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek” Musliu: Maqedonci po bënë hajgare

Aktuale

”Një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek” Musliu: Maqedonci po bënë hajgare

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 00:06
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek”, deklaratë kjo e bërë javën e kaluar.

”Sa ushtarë i ka Kosova, çka kanë ngrënë ata tjerërt, nëse 1 mijë kanë ngërnë byfteke, çfarë kanë ngrënë të tjerët, kjo është hajgare”, tha Musliu.

Ndryshe ministri ka theksuar se ushtarët po vazhdojnë të ushqehen me tri shujta, madje bëri të ditur se 1 mijë prej tyre në Babaj të Bokës, kanë ngrënë për herë të parë biftek të klasit të parë.

“Unë me të vërtetë vlerësoj që fatmirësisht ju jeni të ushqyer me lajme të rreme, mirëpo ushtarët po vazhdojnë të ushqehen me ushqim në tri shujta, dhe sot pikërisht 1 mijë ushtarakë që i kemi në Babaj të Bokës për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë i cili është seruar pikërisht nga stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, tha Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat