Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje në Bruksel është takuar me shefin e EULEX-it në Kosovë Giovanni Pietro Barbano.
Lajçak ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në terren dhe punën e EULEX-it.
“E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”.
Kështu ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.