Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Valon Ramadani, thotë se arsyeja kryesore e rritjes së anëtarëve në KPMSHC është për shkak të lëndëve të shumta.
Ramadani tha se ky Këshill ka nevojë për bashkëpunëtorë profesional.
“Ka nevojë të ketë numër më të madh të anëtarëve për shkak të lëndëve.
Ka numër të madh të lëndëve edhe nëse rritet numri i stafit se çdo gjë lidhet me Këshillin dhe ata kanë nevojë për bashkëpunëtorë profesional”, u shpreh Ramadani.