Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar mbledhje sot në orën 11:00.
Sipas njoftimit të KQZ-së Këshilli për Operacione Zgjedhore do ti shqyrtoj disa pika:
Shqyrtimi dhe miratimi e nominimeve për emërimin e dy anëtarëve të KKZ në komunën e Parteshit për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;
Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit dhe emërimit i anëtarit të KKZ në komunën e Lipjanit për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 9 shkurt 2025;
Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për Doracak të trajnimit për Zgjedhjet e Rregullta për Kuvendin e Republikës se Kosovës 9 shkurt 2025 dhe për zgjedhjet lokale 2025;
Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për shtypjen e distinktivëve për procesin e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe për zgjedhjet lokale 2025;
Propozim për hapjen e kutive postare jashtë Kosovës.