Deputeti i PDK-së: Qeveria po tenton ta “zaptojë” KPMSHC-në

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Qeveria po tenton ta “zaptojë” KPMSHC-në

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 09:23
Isak Shabani

Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të anëtarëve në KPMSHC.

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, shprehet se asnjëherë në Komision ky Këshill nuk ka shprehur ankesa për numrin e vogël të anëtarëve.

Sipas tij, KPMSHC ka nevojë për ekspertë profesional me i shqyrtuar lëndët.

“S’ka pasur arsyeshmëri, sepse çdo herë kur ka raportuar Këshilli, asnjëherë nuk ka paraqitur nevojë për rritjen e numrit të anëtarëve, përveç mbështetjeve të eksperteve profesional për mi shqyrtuar lëndët”, u shpreh ai.

Rritja e numrit të anëtarëve nga Qeveria është për ta kapur këtë institucion, vlerëson Isaku.

“Siç po ndodh me çdo institucion të pavarur edhe ky dëshiron t’i kap këto institucione. Qeveria është e interesuar që çdo institucion mos me lënë të pavarur”, deklaroi Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat