Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të anëtarëve në KPMSHC.
Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, shprehet se asnjëherë në Komision ky Këshill nuk ka shprehur ankesa për numrin e vogël të anëtarëve.
Sipas tij, KPMSHC ka nevojë për ekspertë profesional me i shqyrtuar lëndët.
“S’ka pasur arsyeshmëri, sepse çdo herë kur ka raportuar Këshilli, asnjëherë nuk ka paraqitur nevojë për rritjen e numrit të anëtarëve, përveç mbështetjeve të eksperteve profesional për mi shqyrtuar lëndët”, u shpreh ai.
Rritja e numrit të anëtarëve nga Qeveria është për ta kapur këtë institucion, vlerëson Isaku.
“Siç po ndodh me çdo institucion të pavarur edhe ky dëshiron t’i kap këto institucione. Qeveria është e interesuar që çdo institucion mos me lënë të pavarur”, deklaroi Shabani.