Rasti i rrahjes në MKRS, sot proteston sindikata

Aktuale

Rasti i rrahjes në MKRS, sot proteston sindikata

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një incident u raportua ditën e djeshme në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishin të përfshirë sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi dhe zyrtari Miftar Latifi.

Në këtë rast u tha se sekretari kishte përdorur dhunë ndaj zyrtarit të MKRS-së.

Ndërkaq sot, si rezultat i kësaj ngjarje, sindikata e kësaj ministrie sot do të protestojë me fillim nga ora 12:00.

Protesta do të mbahet para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Kjo protestë organizohet si një thirrje kundër çdo forme të dhunës dhe për respektimin e integritetit të zyrtarëve publikë, si dhe për të kërkuar që ky rast të trajtohet me drejtësi nga institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

“Pjesëmarrja e mediave në këtë ngjarje është e mirëseardhur dhe e rëndësishme për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me këtë çështje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat