Kjo është gjendja e 24-vjeçarit të therur në Gjilan

Aktuale

Kjo është gjendja e 24-vjeçarit të therur në Gjilan

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 11:07
QKUK

Një 24-vjeçar u ther mbrëmë në Gjilan.

Pas trajtimit në spitalin e Gjilanit, i lënduari është dërguar në QKUK për mjekim të mëtutjeshëm.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla tha se gjendja e tij ishte e rëndë, por pas trajtimit në Qendrën Emergjente, është transferuar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.

“Pacienti është transferuar në MIQ pas trajtimit në QE. Gjendja e tij ka qenë e rëndë”, tha Syla.

Ndërkaq i dyshuari për therjen e 24-vjeçarit ende mbetet në arrati, derisa policia vijon kërkimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat