Zemaj: Mafia farmaceutike e udhëheq sektorin e shëndetësisë në bashkëpunim me Qeverinë Kurti

Aktuale

Zemaj: Mafia farmaceutike e udhëheq sektorin e shëndetësisë në bashkëpunim me Qeverinë Kurti

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 11:17
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se mafia farmaceutike në bashkëpunim me qeverinë Kurti udhëheqin sektorin e shëndetësisë.

Zemaj duke kritikuar qeverinë për moszbatimin e ligjit për çmimet tavan të barnave, ka thënë se me këtë qeveri është fuqizuar sektori privat dhe është dobësuar ai publik.

“Një ligj të cilin krejt qytetarët, pacientët e kanë pritë vendosjen e çmimeve tavan dhe rregullit në sektorin farmaceutik, që një vit ka hy në fuqi, akoma është i pazbatueshëm. Këto katër vite ne kemi pas në qeveri e proklamuar e majtë. Ka pas fuqizim të sektorit privat të sektorit të shëndetësisë dhe dobësim të institucioneve publike.. Në kohën tonë s’ka mundur me ndërhy mafia farmaceutike edhe grupet e interesit. Mafia farmaceutike e udhëheq sektorin e shëndetësisë në bashkëpunim me Qeverinë Kurti. Njerëzit më të mirë, mjekët më eminent i kanë lëshuar institucionet publike”, ka thënë Zemaj në emisionin “InfoNata”.

Zemaj ka dhënë kritika edhe sa i përket çështjes së sigurimeve shëndetësore, duke theksuar se po të ishte LDK në qeveri ato do të fillonin të zbatoheshin që nga viti 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat