Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka mbajtur tryezën me temën “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje: Korrik 2023 – Qershor 2024”.
Nicola Scaramuzzo, udhëheqës i Ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit, Seksioni i Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë, ka njoftuar se ky raport është matur në të gjitha qytetet e Kosovës njëjtë.
Sipas tij, për të pasur implemetim të këtij raporti dhe trajtimin e rasteve, duhet të ketë bashkëpunim Policia e Kosovës, Gjykatat e Prokuroritë.
“Kjo përfshin ligjet në Gjykatën Komunale si dhe parandalimi dhuna ndaj grave. Implementimi i legjislacionit është edhe implementimi i ligjit. Përderisa prokuroria ka ngritur një numër të madh, gjykata ka një shkallë më të ulët prej 74 përqindje kjo normë është masë e proporcioneve të rasteve. 71 për qind të viktimave nuk kanë përfaqësim ligjor dhe kjo tregon nevojën për qasjen në drejtësi. Matjet janë bërë njëjtë në të gjitha qytetet, në Mitrovicën Veriore, Pejë Prishtinë. Kjo përbënë një shkelje sepse ka mirëbesim mes vete, të dhënat për statusin e viktimave në 70 për qind të rasteve mungon”, tha ai.
Scaramuzzo tha se për të siguruar implementim të plotë të legjislacionit për të mbrojtur viktimën është krijuar data baza për të lehtësuar rastet në koordinimin me policinë, prokurorinë dhe gjykatën.
“Zbatimi i masave ndëshkuese dhe për të siguruar gjykim nëse viktimat janë të përfaqësuar nëpër institucione. Koordinimi po ashtu është i rëndësishëm dhe kërkon qasje më të përgjithshme, adresimi i këtyre sfidave kërkon involvim të institucioneve, viktimave iu duhet një sistem duke filluar nga ajo shëndetësor e gjyqësor. Ka raste ku institucionet publike kanë dështuar t’i mbrojnë viktimat duke quar në dëme serioze. BE-ja vazhdimisht ka mbështetur institucione, kjo iniciativë nevojitet përkushtim i vazhdueshëm për implementim të kornizës së punës”, ka thënë ai.