Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur ditë më parë në qytetin e Drenasit, ku një vajzë e mitur ka informuar se fillimisht është droguar nga një persona dhe më pas dyshohet se është dhunuar.
Media ka mësuar se personi që dyshohet se i dha substanca narkotike të miturës dhe më pas e dhunoi seksualisht është Kreshnik Mala, rreth 29-vjeçar.
Ngjarje dyshohet te ketë ndodhur me 11 nëntor pasdite, ku fillimisht viktima u drogua nga i dyshuari dhe më pa dyshohet se edhe u dhunua nga 29 vjeçari.
Media gjithashtu mëson se dyshohet që edhe një tjetër person është i përfshirë në këtë rast të rëndë, por deri me tani policia ka arritur ta arrestojë vetëm të dyshuarin e parë.
Rasti po hetohet nga Policia dhe Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga kjo ngjarje e rëndë.