Haxhiu pret në takim krerët e sistemit të drejtësisë dhe partnerë ndërkombëtarë

Aktuale

Haxhiu pret në takim krerët e sistemit të drejtësisë dhe partnerë ndërkombëtarë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 12:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me ftesë të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtuesit e sistemit gjyqësor, sistemit prokurorial si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar nga Zyra e BE-së, Ambasada Amerikane në Kosovë, Këshilli i Evropës dhe OSBE, kanë marrë pjesë në takimin e mbajtur sot në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas një njoftimi nga ana e ministrisë, në takim është diskutuar për Reformën në Drejtësi, për veprimet e mëtutjeshme lidhur me paketën ligjore, gjashtë projekt-aktet normative të cilat rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve.

“Ministrja Haxhiu fillimisht falënderoi të gjithë akterët për kontributin e tyre në finalizimin e paketës së tillë ligjore dhe gjithashtu, theksoi rëndësinë e procedimit tutje, si hap tjetër i rëndësishëm i reformës në drejtësi”, thuhet tutje në njoftim.

Në takim mes tjerash, gjithashtu është diskutuar për rëndësinë dhe mundësinë e konsultimit të paketës ligjore me Komisionin e Venedikut, marrë parasysh edhe rekomandimet e Raportit për Vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat