Qeveri me rotacion, Zyba pyet: Cila parti mungon në këtë rotacion?

Aktuale

Qeveri me rotacion, Zyba pyet: Cila parti mungon në këtë rotacion?

Nga: A.SH Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 14:23
Sali Zyba

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar një ide në opinion sa i përket qeverisë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka propozuar të bëhet një qeveri me roacion mes liderëve opozitarë, një vit AAK, një LDK, një PDK e kështu me radhë.

Sali Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se me këtë opozitarët janë të etur për karrige.

Përderisa Haradinaj ka folur për tre vite qeverisje, kujtojmë, se mandati i ka katër vite, po mbasi vitin e fundit në rotacion do të jetë Lista Serbe.

Postimi i plotë:

Haradinaj nuk paska treguar asgjë të re se PLANS janë bashkë, e as kur fjalinë e paska nisur me “Unë një vit…” që shpreh shumë etjen dhe egon e secilit prej tyre për karrigë.

Interesante ke se ai paska folur për 3 vite në rrotacion, pra AAK, LDK e PDK. Por, mandati i ka 4 vite.

Cila parti mungon në këtë rrotacion? Lista serbe.

<<Rrotacioni PLANS>>

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat