Gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Aktuale

Gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 16:44
Jon Hoti

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1-muaji personit J.H si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë ditën e djeshme.

Bëhej fjalë për Jon Hotin, i cili është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti nga fshati Jashanicë.

Ngjarja e djeshme tronditi Kosovën, ku mbetën të vrarë dy persona në një lokal në Klinë, njëri u vra në vend teksa tjetri humbi jetën më vonë pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

 I dyshuari Jon Hoti u arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit u ndaluar për 48 orë dhe më pas u bë kërkesa e tij për t’i caktuar masën e paraburgimit dhe Gjykata Themelore në Pejë e ka aprovuar këtë kërkesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat