Kica-Xhelili: Doracakët për edukim seksual u publikuan më gusht 2023, këto tekste janë skandaloze

Aktuale

Kica-Xhelili: Doracakët për edukim seksual u publikuan më gusht 2023, këto tekste janë skandaloze

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 17:31
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar për debatin për skandalin me edukatën seksuale.

Ajo ka thënë se këta doracakë janë bërë gjatë kohës së Qeverisë Kurti dhe jo në kohën e qeverisjes së LDK-së.

Shkrimi i saj:

Të dashur qytetarë,

Mbrëmë dhe sot, eksponentë të VV u munduan që ‘fajin’ për skandalin e doracakëve, t’ia hedhin LDK-së. Kjo, natyrisht, nuk do të ishte hera e parë që për dështimet e tyre, t’ia lënë fajin tjetërkujt.

Kur i dështuan tentativat që të na shitnin tekstet për diçka tjetër, filluan t’a shesin fajtorin tjetërkund.

Në fotot më poshtë, keni datat kur doracakët janë publikuar në ëebsite të MASHT. GUSHT 2023!!!

Gjithashtu, e keni edhe foton ku Ministrja Nagavci lavdërohet për punën që ka bërë me përmbajtjen e tyre, në KËTË mandat.

Ta bëjmë të qartë, ne nuk jemi kundër edukimit seksual, social, kulturor etj, absolutisht, por jemi kundër përmbajtjeve të papërshtatura, pakontrolluara dhe skandaloze të doracakëve. Nga përkthime bukfale që nuk përshtasin as kontekst shoqëror, as ligjor e as politik, deri në aktivitete të palogjikshme për fëmijë të këtyre moshave.

Nga pakuptimësia e paqartësia te: mbyllja e syve kur tjetri bën ç’të dojë; te ndarja e shembujve të mësimdhënësve për përvojën me partnerë, e trajtimin e dy nënave e dy baballarëve pa kurrfarë sqarimesh; këto tekste janë SKANDALOZE, dhe ai skandal ka adresë: Qeverinë Kurti. Asnjë presje më shumë, asnjë presje në pak.

Dhe sikur krejt kjo të mos mjaftonte, në vend që të kërkonin falje për mungesën e seriozitetit në trajtimin adekuat të doracakëve, e kërkim falje publike për rrezikimin e edukimit të fëmijëve, këta shkojnë aq larg sa të refuzojnë përgjegjësinë plotësisht.

Nuk po habitem aspak! S’e kanë për herë të parë, e s’do ta kenë as të fundit, por as gjatë nuk e kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat