​Zgjedhjet e 9 shkurtit, Vjosa Osmani takoi kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi

Aktuale

​Zgjedhjet e 9 shkurtit, Vjosa Osmani takoi kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 17:34
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Ata kanë diskutuar rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor për zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Në ketë takim, mes tjerash Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që procesi zgjedhor të jetë një proces i drejtë, transparent, me integritet, dhe i bazuar në Kushtetutë dhe ligj”.

“Radoniqi e njoftoi Presidenten për përgatitjet që KQZ-ja po bën lidhur me administrimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e votës, në një proces zgjedhor të ligjshëm dhe transparent”, thuhet në njoftimin e presidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat