Eksperti i sigurisë, Ismet Ibishi ka komentuar ndarjen e buxhetit për FSK-në për vitin 2025.
Ai ka thënë se katër përqind e bruto produktit zakonisht ndahet për ushtritë, përfshi ato të rajonit, ndërsa tek ne sipas tij tash është rrit rreth dy përqind e bruto produktit.
“Është diku gjysma e asaj që janë praktikat e shteteve që ndajnë për ushtri, pra është një mesatarë (4%) se ka që e kanë edhe 5.5% por edhe të tjera”, ka thënë ai.
“Është një minimum, është pak, në veçanti kur ne kemi një ushtri që është relativisht shumë e re dhe s’ka trashëguar kurgjo prej ish-Jugosllavisë sikur që kanë trashëguar shumë shtete të tjera të pas Jugosllavisë. Ka nevoj të pajiset ushtria me shumë armatim, nëse ia shtojmë ehde situatën e sigurisë në rajon që është mjaft e brishtë edhe që paraqet rrezik duke parë qartë pretendimet e hapura që kanë treguar siç është Serbia ma konkretishti”, ka thënë ai.