Shkreta për opozitën: Këta as vetë nuk e besojnë që do të fitojnë

Aktuale

Shkreta për opozitën: Këta as vetë nuk e besojnë që do të fitojnë

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 19:16
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, deklaroi se edhe vet opozita nuk e beson që do të fitojnë në zgjedhjet e muajit shkurt.

“Këta edhe vetë nuk e besojnë, sepse po të kishin pasur besim që fitojnë, do të na kishin votuar të paktën këtë pjesën e kredive.

Por, qëllimi i tyre është që me mosvotim të na pengojnë në qeverisjen tonë, siç kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohë, duke mos i votuar marrëveshjet, duke i çuar ligjet në Gjykatë Kushtetuese, etj.”, deklaroi Shkreta në DPT TE FIDANI.

Sipas tij, opozita me këto pengesa që po i bëjnë qeverisë, “po kanë rrëshqitje se po na pengojnë neve që në 2025 t’i realizojmë synimet dhe projektet tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat