Dedushaj thotë se nga administrata Trump pret që çështja e Kosovës të përshpejtohet

Aktuale

Dedushaj thotë se nga administrata Trump pret që çështja e Kosovës të përshpejtohet

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 19:19
Naim Dedushaj

Drejtori i RRBDSH-së, Naim Dedushaj, nga administrata e re e Trump pret përshpejtim të çështjes së Kosovës.

Ai po ashtu tha se pret edhe implementimin e marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar me 4 shtator të vitit 2020 në mes Hotit dhe Vuçiqit.

“Pres që çështja e Kosovës të përshpejtohet edhe më shumë, nuk do të zvarritet besoj, pres që marrëveshja që është bërë në Uashington në prani të kryeministrit të Kosovës dhe Trumpit të implementohet dhe të ecim përpara me zhvillime sa më të shpejta”, ka thënë ai.

Mirëpo, Dedushaj mendon se për këtë duhet mobilizim për lobim edhe nga shqiptarët e Amerikës, edhe nga Qeveria e Kosovës, edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ne duhet të mobilizohemi edhe njëherë ndoshta sikur në vitet e 90ta në Uashington dhe të kemi më shumë lobim në Uashington të jemi sa më afër si shqiptar të Amerikës por në koordinim edhe me Qeverinë e Kosovës, edhe Qeveria e  Kosovës duhet ti kryej punët e saj, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të jetë shumë vigjilente dhe aktive dhe të jetë në koordinim me shqiptarët e Amerikës dhe diasporën sepse ne jemi ata që e kemi bërë punën që 100 vjet”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat