Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka prezantuar si kandidate për deputete Xhevahire Izmakun, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Në postimin informues për kandidimin e Izmakut, kryetari Limaj tha se “kandidatura e Xhevahire Izmakut për deputet është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar punën e saj të vyer në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës, me përvojën, dedikimin dhe vizionin e saj, Xhevahirja është një kandidate e shkëlqyer për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë”.
Postimi i plotë:
Sot kam kënaqësinë të prezantoj kandidatën për deputet, zonjën Xhevahire Izmaku.
Xhevahirja ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës, përveç kësaj, ajo ka shërbyer si nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, duke udhëhequr me përgjegjshmëri dhe angazhim në zhvillimin lokal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët e komunës së Vushtrrisë.
Përveç angazhimeve të saj politike, Xhevahire Izmaku është një profesoreshë e nderuar, e cila ka pasur një ndikim të madh në edukimin e brezave të rinj.
Kandidatura e Xhevahire Izmakut për deputet është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar punën e saj të vyer në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës, me përvojën, dedikimin dhe vizionin e saj, Xhevahirja është një kandidate e shkëlqyer për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë.