Detaje të reja kanë dalë sot nga seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Pejë mbi vrasjen e dyfishtë të ditës së mërkurë, brenda një lokali në sheshin e Klinës.
Ndaj të dyshuarit, Jon Hoti për privimin nga jeta të të rinjve Albison dhe Rexhep Shilova, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Prokurorja, Valbona Haxhosaj në sallë bëri të ditur se dorasi kishte mosmarrëveshje me viktimat.
“Ekzistojnë rrethana të posaçme të cilat tregojnë se me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar tek dëshmitarët. Konsideroj se për këtë fazë të hetimeve është e domosdoshme të caktohet masa e paraburgimit”, tha prokurorja Valbona Haxhosaj.
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.
Ndërsa, sipas Kanal10, një vajzë dyshohet se ishte motivi.
Dorasi po ashtu dyshohet se krimin e kreu me armën e babait të tij.