Si ndodhi vrasja e dyfishtë mbrëmjen e së mërkurës në Klinë?

Aktuale

Si ndodhi vrasja e dyfishtë mbrëmjen e së mërkurës në Klinë?

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 20:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me duar pas shpinës dhe zyrtarë policor rreth vetes erdhi në gjykatore.

Jon Hoti dyshohet se të mërkurën i mori jetën dy personave në një lokal në komunën e Klinës.

Veprat për të cilat dyshohet Hoti, i renditi gjyqtari, Leon Përlaska gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën Themelore në Pejë.

Mirëpo, për shkak të një problemi teknik, seanca u transferua në zyrën e gjyqtarit.

Aty të dyshuarit iu bënë disa pyetje nga gjyqtari.

I njëjti tha se nuk ka pranuar tretman mjekësor, por vetëm qetësues për rastin.

E pas gjyqtarit, fjalën e mori prokurorja e rastit, Valbona Haxhosaj.

Haxhosaj përmendi edhe deklarimet e familjarëve në Spitalin Rajonal të Pejës.

E kërkesën për paraburgimin nuk e kundërshtoi pala mbrojtëse e të pandehurit.

Të  mërkurën pasdite Gjykata Themelore në Pejë ia caktoi një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë.

Jon Hoti dyshohet se ka privuar nga jeta të mërkurën Rexhep dhe Albison Shlivovën në një kafiteri në sheshin kryesor të komunës se Klinë.

Njëri nga viktimat ndërroi jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri rrugës për Spitalin Rajonal të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat