Evi Kokalari, stratege politike foli për Richard Grenell, duke thënë se momentalisht duhet t’i gëzohemi faktit që ai nuk është Sekretar Shteti.
Kokalari u shpreh se i është thënë që ai ka insistuar që ta ketë akoma Ballkanin.
“Momentalisht t’i gëzohemi faktit që nuk është Sekretar Shteti edhe të tjerat siç të vijnë me radhë. Më drejtpërdrejt se të jesh Sekretar i Shtetit nuk mund të jesh sepse çdo veprim që t’i bën dhe në qoftëse ka lidhje me Departamentin e Shtetin, çdo gjë që ti bën, vë në rrezik reputacionin e Sekretarit të Shtetit”.
“Nuk e di nëse mund ta çojnë akoma në Ballkan, sërish më është thënë që ai ka insistuar që ta ketë akoma Ballkanin”, është shprehur ajo.
Kokalari tutje ka folur edhe për pozitën që mund ta ketë Grenelli në administratë.
“Nuk jam e sigurt nëse do e vendosin në Evropë. Personalisht mendoj që mund t’i japin drejtor të FBI-së, ose Sekretar i Brendshëm, që vendi është akoma i hapur”, ka thënë Kokalari.