Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka komentuar propozimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj që tri partitë opozitare ta drejtojnë qeverinë me rotacion.
Këtë Ismaili e ka cilësuar të papranueshme.
“Është e papranueshme.
Natyrisht se ne nuk jemi duke garuar për ndarje të pushtetit në tavolinë veç për pushtet, qëllimin e kem që ta fitojmë besimin e qytetarëve për të realizuar projektet e jo për të mbushur apetitet e një personi”, ka thënë Ismaili.