Musliu-Shoshi nesër dorëzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së

Aktuale

Musliu-Shoshi nesër dorëzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 23:13
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prokurorinë Speciale.

Këtë e bëri të ditur vetë Musliu-Shoshi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

Postimi:

‘’Nesër më 15 nëntor do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat